10.5 C
Tirana

30 qershori/ Meta i përgjigjet Ramës: Pa patur një datë të caktuar nga presidenti, zgjedhjet nuk zhvillohen

VENDI

Ndonëse prej të shtunës mbrëma presidenti Ilir Meta njoftoi ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorti, mazhoranca e ka konsideruar akt ‘nul’ dhe ka insistuar se kjo datë do të mbahet sipas afateve të përcaktuara.

“Zgjedhjet do të zhvillohen me 30 qershor”, ka përsëritur kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të PS në rrjetet sociale dhe takimet elektorale, por sot, presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur në orën 08.00 të mëngjesit iu përgjigj prerë shefit të qeverisë se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen pa një datë të përcaktuar nga presidenti, referuar parimeve kushtetuese.

“Presidenti është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve dhe zhvillimin e referendumeve.

Pa patur një datë të caktuar nga presidenti, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen.

Referuar rolit të dhënë presidentit, kushtetutëbërësi vendosi që të jetë ai organi që cakton datën e zhvillimit të zgjedhjeve se ajo ditë duhet të jetë bashkimi i shqiptarëve e jo përçarjes mes tyre.

Brenda kritereve presidenti me dekret caktoi 30 qershor për zgjedhjet vendoret. Data e zgjedhjeve u dekretua në nëntor 2018 në kushtet e një klime normale politike në vend.

Presidenti ndoqi ecurinë e këtij procesi dhe shprehjen e vullnetit të forcave politike. Nga kjo ndjekje partitë politike të opozitë nuk janë regjistruar në KQZ, që sipas tyre nuk sigurohet zbatimi i standardeve për zgjedhje të lira.

Ky vendim i opozitës pason vendimmarrjen për djegien e mandateve në bllok, duke bërë që jeta parlamentare të pësojë krizë të rëndë përfaqësimi.

Nga ana tjetër vendi po kalon krizë kushtetuese, prej një viti vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Kjo situatë është shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin e vendit, pasi mekanizmat që e garantojnë nuk janë funksionale, pra gjykatat e lapërpërmendura.

Veç thirrjeve edhe prej partnerëve ndërkombëtarë, shpreh keqardhje se palët politike nuk kanë bërë përpjekje për zgjidhjen e krizës. Mazhoranca shprehet e vendosur për të shkuar e vetme në zgjedhje më 30 qershor, pa ezauruar asnjë mundësi për zgjidhjen e krizës si para regjistrimit të kandidatëve në zgjedhje e ne vijim.

Opozita po ashtu është shprehur e vendosur se do pamundësojë zhvillimin e 30 qershorit, si provokim i rëndë për demokracisë në vend.

Si president evidentoj se ekziston rreziku se vendi po shkon drejt rrezikut që shkakton pasoja të pakontrollueshme.

E konsideroj këtë moment si rrezik serioz për sigurinë publike, për paqen në vend.

Organizimi o zgjedhjeve të lira është baza e një shoqërie demokratike. Realizimi i zgjedhjeve pa garë është problematike në aspektin demokratik. Po ashtu, qytetarëve u hiqet mundësia e zgjedhjeve mes alternativave.

Në disa bashki konkurron vetëm një kandidat. Kjo tregon se ky proces është fars dhe fiktiv, provon se standardet demokratike shkelen në mënyrën më flagrante.

Presidenti ka përmbushur detyrën kushtetuese për caktimin datës, por kur cenohet e drejta e qytetarëve, atëherë rivendos këtë të drejtë për rregullimin e situatës së krijuar”, u shpreh Meta.

- Advertisement -

TE FUNDIT