14.5 C
Tirana

3 shenjat e horoskopit që i pret një vit i ri i shkërqyer, plot fat.

VENDI

Duket sikur ka kaluar pak kohë që nga momenti kur u bëmë të njëjtat pyetje yjeve. A do të jetë një vit me fat? A do të gjejmë më në fund një punë dashuri apo thjesht dëshirën për qetësi? Padyshim që do të jetë një vit ndryshimesh. Për disa shenja të zodiakut nuk do të jetë pozitiv për të tjerat do të përfaqësojë pika të vërteta kthese. Pra le të zbulojmë se cilat janë 4 shenjat më me fat për vitin 2020.

Demi. Do të jetë një vit i papritur për miqtë e Demit, me momente që janë edhe të jashtëzakonshme. Por kini kujdes. Muajt e parë të vitit do të jenë mjaft të vështirë dhe do të vënë në provë shenjën e Demi si nga ana profesionale dhe nga ajo sentimentale. Në muajt në vijim do ta shohim që ai më në fund do të korr përfitimet e punës së tij të marrë konfirmime dhe surpriza të bukura.

Në fund, këmbëngulja e tij do ta bëjë atë të përjetojë tremujorin e fundit të vitit në një mënyrë vërtet të gëzuar. Nëse edhe ju i përkisni kësaj shenje mos kini frikë të vini në dyshim veten tuaj të bëni gabime ose të gjykoheni. Këmbëngulni guxoni rrezikoni viti 2020 është viti ideal për të realizuar projektet tuaja dhe për ti dhënë qetësi më të madhe jetës tuaj madje edhe në aspektin sentimental.

Shigjetari. Kalimi i Jupiterit në qiellin e vitit 2020 do të jetë një ngjarje vërtet pozitive për miqtë e Shigjetarit. Të lindurit e kësaj shenje që në vitin 2019 kanë hedhur themelet që projektet dhe dëshirat e rëndësishme të realizohen, do të shihni realizimin e tyre.

Ky është një vit veçanërisht i favorshëm për investime ekonomike për blerjen e një shtëpie për fillimin e aktiviteteve të reja. Një vit me fat edhe në dashuri. Kush është vetëm, më në fund do të gjejë personin e duhur me të cilin do të jetojë një marrëdhënie të rëndësishme dhe pozitive. Çiftet do të shohin premtimet të konfirmuara dhe dasma ose mbërritja e një foshnje nuk përjashtohen.

Akrepi. Viti 2020 do jetë i paharruar për të lindurit nën shenjën e Akrepit. Pas viteve të kaluar duke luftuar në çdo fushë të jetës së tyre më në fund një vit që do të jetë më se i kënaqshëm si në aspektin profesional, ashtu dhe atë sentimentale. Sfidat nuk ju trembin dhe ju keni kapërcyer kaq shumë si vështirësi financiare zhgënjime dhe hidhërim.

Viti që po përfundon do të marr me vete atë re gri dhe të rëndë që ka ngadalësuar garën tuaj qëllimet e mira dhe impulset tuaja. Viti i ri do të jetë i ndryshëm por në kushte të caktuara kënaquni herë pas here për të pushuar ose për tiu kushtuar vetes tuaj dhe eliminoni nga jeta juaj të gjithë ata njerëz të rremë dhe hipokritë që tashmë i keni njohur por që vazhdojnë të jenë rreth jush për shkak të lodhjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT