23.5 C
Tirana

19-vjeçari e përplasi me makinë në trotuar, e reja humbet njërën këmbë

VENDI

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në rrugën “Xhanfizo Keko” në Tiranë.

Një automjet i drejtuar nga 19-vjeçari i identifikuar si Jehon Brecani, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi një 30-vjeçare e cila po ecte në trotuar.

Sipas informacioneve, e reja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka humbur dhe njërën këmbë për shkak të përplasjes së fortë. Aktualisht ajo po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë, 19-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit./Opinion.al

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT