11.5 C
Tirana

“17 deputetë i kanë CV false! Këtë të Ilir Metës e kam unë”, Blendi Fevziu plas ‘bombën’ në mes të emisionit

VENDI

Moderatori Blendi Fevziu u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se disa deputetë i kanë CV-të false.

Fevziu tha se ata kanë shkruar se kanë qenë në disa shkolla që nuk i kanë frekuentuar kurrë. Nga ana tjetër, ish-deputeti Klevis Balliu duke qeshur tha se ka dhe nga ata që thonë se kanë qenë në Harvard mirëpo kanë kryer vetëm kurse online.

BISEDA:

Blendi Fevziu: Të bëjnë një hetim për ato CV të atyre se i kanë false. Këtë të Ilir Metës e kam bërë unë, është verifikuar. I kanë false. 17 deputetë i kanë false, false komplet, nuk kanë qenë kurrë në ato shkolla që kanë shkruar në CV. Kam bërë dhe një emision për këtë gjë. Janë fantastike.

Klevis Balliu: O zoti Fevzi, edhe ato që ata thonë se kanë qenë në Harvard, janë kurse 3-mujore aty online. (ahahahah)

Blendi Fevziu: Rri tani mos më nxirr sekretin se i kam për pastaj. I di unë këto.

- Advertisement -

TE FUNDIT