16.5 C
Tirana

16 PACIENTË ME COVID-19 NË SPITALIN RAJONAL TË SHKODRËS

VENDI

Drejtori I spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti e cilësuar si të qetë dhe të menaxhueshme situatën e krijuar në pavionin dedikuar pacientëve të infektuar me COVID-19. Ai bën të ditur se aktualisht të shtruar në këtë spital janë 16 pacientë, prej të cilëve 8 në terapi intensive ndërsa thotë se gjendja shëndetësore e pacientëve të shtruar në repartin infektiv është e qëndrueshme.

Dajti bën të ditur se gjatë ditëve të fundit ka patur një trend në rritje edhe të personave të cilët I janë drejtuar urgjencës për të bërë tamponin e COVID-19. Mesatarisht çdo ditë rezultojnë pozitivë 15 persona.

Nga 16 pacientët e shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës, 8 pacientë janë të shtruar në terapi intensive, ku vetëm 1 është I intubuar ndërsa në repartin infektiv janë 8 pacientë të tjerë gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e stabilizuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT