22.5 C
Tirana

15 shtatori në histori

VENDI

15 shtator 1789 ­ Kongresi amerikan krijon Departamentin e Shtetit nga Departamenti i mëparshëm i Punëve te Jashtme. Departamenti i Shtetit shpesh quhet edhe Foggy Bottom, emri i zonës ku ndodhet ndërtesa e tij në Uashington.

15 shtator 1890 ­ Lindi Agatha Christie, autore e romaneve, kriminalistike britanike. Pothuajse 4 miliardë kopje të romaneve të saj janë shitur në mbarë globin, duke e bërë Agatha Christie­n një nga shkrimtaret më popullore në histori. Shitjet e librave të saj qëndrojnë vetëm pas veprave të William Shakespeare

15 shtator 1935 ­ Fillon zbatimi i ligjit të Nurembergut, që privoi hebrenjtë nga shtetësia e tyre gjermane dhe e bëri Svastikën emblemën zyrtare të Gjermanisë naziste. 15 shtator 1948 ­ Franz Babinger – linguist, orientalist, albanolog, historian i njohur gjerman – rifillon karrierën e tij si profesor në Universitetin e Mynihut, pas një ndërprerjeje prej 15 vjetësh. Babinger (l891­1967), pa mbaruar ende shkollën e mesme, dinte disa gjuhë, përfshi persishten dhe hebraishten.

15 shtator 1990 ­ Shqipëria kërkon anëtarësim të plotë në Konferencën për Sigurim e Bashkëpunim në Evrope, KSBE, sot OSBE.

15 shtator 1997 ­ Disqet me këngën “Candle in the Wind” të Elton John­it shiten më shumë se 600 mijë kopje në ditën e parë të daljes në dyqanet britanike. Në një dyqan muzikor në Londër, kjo këngë kushtuar Princeshës Diana u shit 1 mijë kopje për 90 minuta./gazeta Shekulli

- Advertisement -

TE FUNDIT