5.5 C
Tirana

14-vjeçarja shqiptare pushton titujt e gazetave

VENDI

Ajo është vetëm 14-vjeç dhe merr nota shumë të mira në shkollë. Adoleshentja me origjinë shqiptare duket si çdo vajzë tjetër në pamje të parë, por ajo që e bën të ndryshme nga moshataret e saj është se Gefta Miftari ka shkruar një roman kriminalistik.

Sipas mediave gjermane, romani i titulluar “Coldhearted Mafia Boss”, që përkthehet shefi mafioz me zemër të ftohtë, përmban mbi 90.000 fjalë dhe është shkruar në gjuhën angleze.

Tanimë Gerta po kërkon një botues për publikimin e librit dhe preferon të jetë gjerman.

14-vjeçarja, prindërit e të cilës vijnë nga Kosova thotë: “Unë lexoj shumë. Duke lexuar ndodh edhe të zemërohem kur gjërat që mua më pëlqejnë, nuk ndodhin në librat që i lexoj. Prandaj mendova të shkruaj në mënyrën si më pëlqen mua.”

Në roman, Miftari flet për martesat me detyrim. Subjekti i romanit është i tillë: Clare Dixon, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Amerikë, ka prindër të pasur. Këta duan që, për të ruajtur perandorinë e tyre familjare, vajzën 20 vjeçe ta martojnë me detyrim me Daemon Thompson-in, pak më i vjetër se ajo. Ky është shef i një firme dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë. Por Thompson është pjesëtar i mafias dhe përmes tij Clara kupton shumë gjëra për familjen e saj, që janë shokuese për të.

Por kjo nuk është hera e parë që Gerta Miftari ka pushtuar titujt e gazetave. Ndërkohë që është edhe vetë nxënëse ajo bën edhe punën e mësueses, shkruan pnp.de. Gjatë fundjavave dhe ditëve tjera të pushimit ajo ua mëson gjermanishten personave të rritur, analfabetë.

Më saktë, ajo jep mësim në Kursin e gjermanishtes për ata që nuk e kanë atë gjuhë amtare, në shkollën e mesme në Landau.

 

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT