17.5 C
Tirana

Zyrtarë e ndërtues para gjykatës, kërkohet burg për 9 të arrestuarit në Durrës

VENDI

Nëntë zyrtare e ish zyrtare, ndërtues e inxhiniere të objekteve të shembura pas termetit dolën para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë.


Hetimet e nisura menjëhere pas lëkundjeve te 26 nëntorit zbuluan se në pallatet  dhe hotelet qe nuk i bene dot balle fatkqesise natyrore ka pasur shkelje të rënda.

Sipas prokuroreve përgjegjësia fillon nga zyrtaret e pushtetit vendor e deri tek inxhinieret apo tekniket ne zbatimin e punimeve.

Për të gjithë të arrestuari organi i akuzës në qytetin bregdetar ka kërkuar arrest me burg.


Të shtunën prokuroria e Durrësit lëshoi 17 urdhërarreste nga të cilat ekzekuroi vetëm 9 pasi, 8 te tjere vijojne te jene ende në këkrim.


Organi i akuzës bëri me dije se në hetim janë dhe shumë persona të tjerë që kanë abuzuar me cilësinë e ndertimit te objekeve duke sjelle per pasoje edhe humbjen e jetëve njerezore.

- Advertisement -

TE FUNDIT