17.5 C
Tirana

Zmijani: Vllazni, kujdes Lushnjën sepse shpeshherë e kemi pësuar nga “të voglat”!

VENDI

Ecuria e Vllaznisë në ndeshjet e fundit ka qenë pozitive dhe atë e kanë vlerësuar të gjithë.
Hysen Zmijani, një nga emrat legjendarë të kësaj skuadre në vite, e vlerëson këtë gjë.
Në një prononcim për “Shkodra Sport” ai shpreh dëshirën që një ecuri e tillë e kuqebluve të vazhdojë edhe në fazën e katërt në mënyrë
që ata të arrijnë objektivin që kanë.
Për këtë, ai beson se skuadra do të vazhdojë serinë e fitoreve edhe këtë javë me Lushnjën, ndonëse sipas tij,
duhet bërë shumë kujdes në këtë ndeshje.
“Me ekipet e vogla shpeshherë kemi patur probleme ndërsa me ekipet me emër padyshim që Vllaznia
është karikuar gjithmonë vetëvetiu, pavarësisht se mund të mos ketë marrë edhe rezultatet e duhura.
Unë shpresoj që Vllaznia do ta kalojë edhe Lushnjën. E rëndësishme është që skuadra të tregojë të njëjtën dëshirë dhe ego që shfaqi në fushë edhe ndaj Skënderbeut.
Blerjet e janarit kanë krijuar një stabilitet tek Vllaznia. Të gjithë tashmë besojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Faza e tretë që ka zhvilluar ajo ka qenë e mirë dhe kjo paraqitje duhet të vazhdojë edhe në të katërtën dhe skuadra shkodrane të arrijë objektivin e saj”- ka deklaruar Zmijani.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT