9.5 C
Tirana

Zidan për rekord Guinness, nuk gabon asnjë finale dhe fiton trofe çdo 19 ndeshje

VENDI

Zinedin Zidan vazhdon të tregojë se është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Francezi është një rast për t’u marrë në studim, si për faktin se nuk gabon asnjëherë në finale, ashtu edhe për rregullsinë me të cilën ngre lart një trofe në drejtimin e Real Madrid.

Për Zidan, ky ishte trofeu i 10-të që ka siguruar si trajner me Real Madrid, duke u bërë i katërti në histori sa u përket teknikëve që kanë fituar më shumë trofe me të njëjtin ekip. Në majë të listës janë Guardiola me Barcelonën dhe Munjoz me Realin, të dy në kuotën e 14 trofeve. Por ajo që bie në sy është se Zidan i ka fituar këto 10 trofe duke drejtuar në vetëm 187 ndeshje ekipin. Me pak fjalë, çdo 19 ndeshje, ai arrin të ngrejë lart një trofe në drejtimin e madrilenëve, një arrije unike në llojin e saj.

Njëkohësisht, Zidan mbetet i pagabueshëm në finale, pasi ka fituar 9 nga 9 në të cilat ka marrë pjesë. Kjo është unike në futbollin spanjoll duke kaluar rekordin që mbahej nga Guardiola i cili kishte fituar 8 nga 9 finalet në të cilat kishte drejtuar Barcelonën.

- Advertisement -

TE FUNDIT