9.5 C
Tirana

Zgjohet Milani/ Përmbys me spektakël, fitore me zemër

VENDI

Duket se Milani po lë pas ditët e vështira dhe tashmë po rikthehet të argëtojë sërish tifozët. Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur Torinon në kohën shtesë me përmbysje 4-2.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 2-2. Ishte Giacomo Bonaventura, i cili shënoi në minutën e 12’ për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të kaluar Milanin në epërsi.

Miqtë në vazhdim të ndeshjes përmbysën gjithçka, kur barazuan fillimisht në minutën e 34’, dhe shënuan edhe golin e dytë në minutën e 71’, falë një dygolshi të Bremer.

Milanin në lojë e mbajti Hakan Calhanoglu, që në minutat e fundit të ndeshjes barazoi në 2-2. Në shtesa, Milani arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë për 4-2 që ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Hakan Calhanoglu në minutën e 106’ dhe Zlatan Ibrahimovic në minutën e 109’, vendosën kualifikimin më tej të kuqezinjve në Kupën e Italisë, ku tashmë në gjysmëfinale do të përballet me Juventusin.

- Advertisement -

TE FUNDIT