15.5 C
Tirana

“Zgjodha bilbilin dhe lashë pas dore fotografinë”, rrëfehet gjyqtarja bukuroshe: Ju tregoj sekretet e arbitrimit shqiptar

VENDI

Quhet Soada Tushaj dhe gjithëkush që e njeh e di fare mirë se ç’njeri është jashtë fushës së blertë.
Po me fushën cffarë lidhje ka? Eh, është gjyqtare e kolegjiumit të Shkodrës, kryetare e Akademisë së arbitrave.
Në një intervistë ekskluzive për newsport.al, bukuroshja shkodrane ka rrëfyer ëndrrat dhe planet për të ardhmen. Është objektive në të folur, dëshiron të shtrijë “këmbët sa ka jorganin”.
Një femër e bukur kurrsesi nuk mund t’i shpëtojë syrit të meshkujve dhe kur pyetet për marrëdhëniet me të, ajo nuk heziton përkundrazi përgjigjet duke qeshur: “Eh si mund të mungonte kjo pyetje?”.
Në fund nuk mund të lërë pa përmendur edhe skuadrën e Vllaznisë, e cila tashmë është mes “jetës e vdekjes”.
Ajo s’e mendon Superioren pa ekipin shkodran dhe për këtë… Ndiqni intervistën e mëposhtme!
– Prej sa vitesh je pjesë e arbitrimit?
Prej 3 vitesh e gjysmë jam pjesë e arbitrimit, një rrugë sa e vështirë dhe e bukur.

– Si e nise këtë profesion? A është e vështirë të jesh kryetare e Akademisë së gjyqtareve në Shkodër?
Faktikisht pranë sportit kam qenë që në moshë fare të vogël dhe sygjerimin për të qenë pjesë e arbitrimit ma bëri presidenti i Akademisë së Arbitrave në Shkodër, Saimir Ahmeti.
Ai ka mbështetur gjithmonë elementin e ri. E nisa këtë profesion shumë rastësisht, më shumë për të provuar diçka të re, por që atëherë është kthyer në një pasion për mua.
Të jem kryetare e Akademisë së Arbitrave në Shkodër, mund të them që është një punë të cilën e bëj me shumë dëshirë. Aty kam formuar bazat e mia si arbitre.
Nuk është aspak e vështirë sepse është shumë bukur të punosh me elementet e rinj, të cilët kanë objektivat e tyre secili.
Unë jam kryetare e Akademisë, pasi kryetar i arbitrave të kolegjiumit të Shkodrës është Dritan Salaj, të cilin gjej rastin ta falënderoj për mbështetjen e gjithë gjyqtareve, sidomos elementëve të rinj që dalin nga akademia.
– E “egër” në fushë, miss jashtë saj. Si i keni marrëdhëniet në fushën e blertë?
(Qesh) Është shumë e vërtetë që në fushë jam shumë ndryshe nga Soada e përditshme, domethënë tepër serioze pasi është pozicioni i tillë që kërkon autoritetin dhe seriozitetin e duhur.
Marrdhëniet me fushën e blertë mjaft mirë. Detyra ime është të gjykoj me drejtësi dhe besoj që e realizoj mjaft mirë.
– Veç sportit, a ke pasion tjetër?
Dy pasionet e mia janë sportet dhe fotografia. Të parën e praktikoj çdo ditë, ndërsa të dytën kohët e fundit më rrallë.
– Një vajzë e bukur si ty vështirë të jetë single… E keni zgjedhur sportist apo?
Normalisht pyetje e tillë nuk kishte si të mungonte. (Qesh) Nuk e kam zgjedhur akoma që do të thotë jam Single. (Qesh)
– Planet për të ardhmen?
Normalisht dua të përfundoj studimet dhe me punë duhet të arrij më lart për sa i përket fushës së arbitrimit. Dua të marr stemën ndërkombëtare, për të cilën duhet përkushtim dhe punë.
– Si të duket futbolli shqiptar?
Faktikisht nuk e kam ndjekur shumë sistematikisht, por ka skuadra që vërtet janë rritur dhe po dhurojnë futboll shumë të bukur.
– A je ndjerë ndonjëherë e frikësuar në fushën e blertë?
Jo, nuk jam ndjerë. Normalisht në futboll ka kontestime për gjykimin dhe kjo ndodh në çdo vend të botës. S’më ka ndodhur asnjëherë deri në atë nivel sa për t’u kërcënuar.
– Vllaznia po “përpëlitet” sërish për mbijetesë. A beson se do të arrijë të qëndrojë në elitë?
Vllaznia përfaqëson jo thjesht në ekip të Shkodrës, por një qytet të tërë që e kanë në gjak sportin. Vllaznia është ekipi i cili ka mjaft elementë për të arritur në vendin që i takon dhe kam besim që ajo do e arrijë këtë gjë.
– Arbitri dhe lojtari yt i preferuar?
Futbollist nuk kam. Ndërsa në fushën e arbitrimit, gjyqtarja ime e preferuar është gjermanja Bibiana Steinhaus. /newsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT