16.5 C
Tirana

Zgjidhja për tifozët vjen nga Danimarka/ Do lejohen te dera e stadiumit, por brenda makinës

VENDI

Situata e koronavirusit në Danimakë po vjen drejt normalizimit, ndaj drejtuesit e Federatës po mendojnë rikthimin e futbollit.

Ata po mundohen gjithashtu të gjejnë një mënyrë që tifozët të jenë sa më afër lojtarëve dhe këta të fundit të ndiejnë emocionet që të jep një ndeshje me tifozë.

Skuadra e Midtjëlland, e cila është shumë pranë titullit kampion, pasi është shkëputur plot 12 pikë nga ndjekësi më i afërt që është Kopenhagen, e ka në mendje një zgjidhje.

Në ndeshjen e radhës ndaj kundërshtarëve direkt të Kopenhagen, organizatorët kanë menduar që tifozët të vijnë pranë stadiumit, por jo të futen brenda.

Madje ata do të jenë të detyruar ta ndjekin ndeshjen brenda makinave të tyre nëpërmjet monitorëve gjigantë, që do të instalohen në ambientet e jashtme të stadiumit.

Gjithashtu ekrane të mëdha do të ketë edhe brenda stadiumit, në mënyrë që lojtarët të shohin dhe dëgjojnë se ç’ndodh jashtë dhe të ndiejnë sadopak atmosferën dhe e emocionet e një ndeshje të madhe. Ndeshjen pritet ta ndjekin dhjetëra mijëra tifozë….

- Advertisement -

TE FUNDIT