12.5 C
Tirana

Zgjedhjet lokale, tension dhe përplasje në Shkodër

VENDI

Shkodra dhe Tropoja duket se janë dy pikat e para të nxehta, sa i përket përplasjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në Shkodër edhe këtë të martë ka patur përplasje mes Policisë së Shtetit dhe asaj të Bashkisë , në lidhje me KZAZ-në e vendosur tek Pallati i sportit.

Sipas kryetares së Bashkisë, “të mbështetur nga Policia e Shtetit sot në mëngjes, persona të paidentifikuar kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit, por nuk ia kanë dalë, pas ndërhyrjes së policisë bashkiake.”

Kryebashkiakja theksoi se “për këtë cënim të rëndë të autonomisë vendore nga qeveria e Edi Ramës kam vënë në dijeni institucionet dhe organizmat ndërkombëtare, për të cilat qeverisja vendore e qyteteve, është e shenjtë.” Ajo akuzoi Policinë e Shtetit se po “synon nxitjen e konfliktit dhe përdorimin e dhunës.”

Ndërkohë në KZAZ-në numër 9 të Tropojës janë shkatërruar të gjitha materialet zgjedhore. Dhjetëra njerëz janë mbledhur herët në mëngjes pranë KZAZ-së, duke thyer xhamat si dhe shkatërruar derën. Më pas janë futur brenda duke prishur të gjitha materialet zgjedhore, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

- Advertisement -

TE FUNDIT