13.5 C
Tirana

Zbuloni kush është futbollisti më popullor tek Vllaznia

VENDI

Futbolli sigurisht që është një nga sportet më të dashura dhe jo më kot, futbollistët kanë shumë fansa.
Padyshim që kjo gjë shihet edhe tek rrjetet sociale ku është kontakti më i shpeshtë me to.
Sot nuk mund të thuash se nuk ka sportist që nuk është aktiv në rrjetet sociale.
Dikush më shumë dhe dikush më pak, të gjithë janë aktivë. Diferenca vendoset nga numri i ndjekësve.
Sot, instagrami është rrjeti më i preferuar i të rinjve. Natyrisht edhe i sportistëve.
Kush është futbollisti i Vllaznisë që ka më shumë ndjekës, do pyesni ju? Padyshim në pamje të parë nuk ka surpriza sepse më i ndjekuri në intagrami është sulmuesi Xhevahir Sukaj.
Ai aktualisht ka 15.900 ndjekës aktualisht në intagram. Në vend të dytë është Renato Malota me 4.646 ndjekës.
Ndërsa në vend të tretë është shqiptaro- maqedonasi Sedat Berisha 2.633 ndjekës. Shumë pranë tij pastaj janë Andi Ribaj, Alen Sherri e Antonio Marku.
Ndërkohë, më pak aktivët në këtë rrjet social nga futbollistët aktualë të Vllaznisë janë dy lojtarët e ardhur nga Vllaznia B, pikërisht Samet Ruqi (me vetëm 708 ndjekës) si dhe Arsen Hajdari (me vetëm 518 ndjekës).
Por ai qe ka me pak nga te gjithe eshte Florind Bardulla me vetem 317 ndjekes, çka do te thote se ai nuk ka deshire te merret fare me rrjetet sociale.
Më poshtë është lista e futbollistëve kuqeblu, bashkë me numrin e ndjekësve që ato kanë në instagram:
Alen Sherri 2.347
Erind Selimaj 1.250
Olsi Gocaj 1.610
Renato Malota 4.646
Sedat Berisha 2.633
Ergis Mersini 1.544
Antonio Marku 2.221
Denis Pjeshka 1.155
Erdenis Gurishta 1.239
Samet Ruqi 708
Ardit Krymi 1.183
Florind Bardulla 317
Alsid Tafili 1.119
Nurudeen Orelesi 1.763
Erald Çinari 1.137
Arlind Kalaja 1.217
Gilman Lika 1.770
Xhevahir Sukaj 15.900
Andi Ribaj 2.350
Arsen Hajdari 518
Belajdi Pusi 1.118

- Advertisement -

TE FUNDIT