16.5 C
Tirana

Zbulohet periudha e përplasjes së asteroidit të parë në Tokë

VENDI

Studiuesit kanë mundur të zbulojnë kohën e përplasjes së një asteroidi në Tokë, duke analizuar kraterin Yarrabubba të shkaktuar nga kjo përplasje. Impakti ka ndodhur 2.2 miliardë vite më parë, dhe shkencëtarët mendojnë se ka qenë ky fenomen që e ndryshoi rrënjësisht klimën duke i dhënë fund ngrirjes globale.

Datimi i kratereve të lashtë nuk është e lehtë, shpjegojnë shkencëtarët, por në këtë rast studimi është përqëndruar tek disa minerale që janë rikristalizuar nga impakti i madh i ndryshimit, veçanërisht mbi uraniumin që gjendet tek zirkoni dhe monazitet.

Është përdorur teknologji e lartë për studimin e grimcave mikroskopike dhe analizimin e tyre me sistemin e ashtuquajtur SHRIMP. Pas identifikimit të mineraleve, shkencëtarët kanë arritur të specifikojnë me saktësi edhe kur ka ndodhur ngjarja.

Ky asteroid shkaktoi një krater me diametër 70 km dhe mendohet të ketë shpërthyer rreth 500 miliardë tonelata akull në atmosferë, duke ndikuar në ngrohjen e Tokës.

Klan Plus

- Advertisement -

TE FUNDIT