7.5 C
Tirana

Zbulohet kryeministri që kërkon Luli

VENDI

Prej 16 shkurtit, opozita ka djegur mandatet e deputetëve dhe vijon protestat kundër kryeministrit Rama, të cilin e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një qeveri tranzitore që do përgatisë sipas tyre zgjedhje të lira e të ndershme.

Që prej 16 shkurtit, opozita ka zhvilluar shtatë protesta kombëtare, dhe ndërkohë me 8 qershor pritet të mbahet protesta e radhës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka refuzuar çdo lloj ftese për dialog, duke vënë si kusht të panegociueshëm largimin e kryeministrit Rama.

Por, ndërkohë që Lulzim Basha kërkon me këmbëngulje largimin e kryeministrit Rama, në qarqet mediatike përflitet se pasardhës ose nëse mund ta quajmë të tillë, “trashëgimtar” i Edi Ramës do të jetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, apo i vetëpagëzuari me emrin Lali Eri.

E ndërkohë, që Lulzim Basha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit dhe eksponentëve të tjerë socialistë, që nga deputetë, ministra e kryebashkiakë, nuk sulmon asnjë herë pretendentin për “fronin” e Edi Ramës.

Për më tepër, kujtojmë këtu edhe spotin e protestës së fundit, ku Basha fliste për të ashtuquajturit “hajdutë” të Rilindjes, por në asnjë rast nuk përmendej kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Mos ndoshta Lali Eri qenka edhe kryeministri, që po kërkon Luli?/ CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT