6.5 C
Tirana

Zbulohen rezultatet e analizave të mjekëve të Beratit, Durrësit dhe Fierit që ishin në vetëkarantinim.

VENDI

Kanë rezultuar negativë nga koronavirusi stafi mjekësor i Spitalit të Beratit i cili është vetë karantinuar pasi një paciente e cila nuk tregoi se ishte në Itali dhe u shtrua me simptoma të gripit i gënjeu.

Këtë e bëri me dije sot Albana Fico drejtore e ISHP në një komunikim me gazetarët. Personeli mjekësor i Beratit është rast i përfunduar personeli i vetëkarantinuar është testuar ka dalë negativ e ky është lajm i fundit tha ajo.

E pyetur nëse ka të tjerë mjekë në spitalin e Durrësit të dyshuar si të infektuar Fico e mohoi një gjë të tillë. Nuk rezulton të ketë raste të dyshuara të ekipit mjekësor nga Durrësi tha ajo.

Ndërsa nëse ka mjekë e infermierë të vetëkarantinuar në Fier. Po ka personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes sa kohë ka qenë në spital. Fico i ka bërë apel qytetarëve të japin informacionin e saktë për shërbimet mjekësore.

- Advertisement -

TE FUNDIT