13.5 C
Tirana

Zbardhet paketa “Anti-KÇK”, policia sekuestron pasuri vetëm në raste emergjence

VENDI

Zbardhet paketa “Anti-KÇK” e miratuar këtë të premte në mbledhjen e qeverisë. Subjekte të aktit normative janë ata persona që janë dënuar me vendim të formës së prerë brenda ose jashtë vendit për krim të organizuar, grup të strukturuar criminal dhe për pjesëmarrje në organizata terroriste. Subjekte janë edhe personat nën hetim po për veprat penale të mësipërme si edhe ata persona për të cilët ka dyshime për përfshirje në afera kriminale.

Për të mundësuar zbatimin e kësaj pakete, është urdhëruar ngritja e Komitetit Kombëtar të Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar. Kjo strukturë drejtohet nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ka anëtarë ministrin e Drejtësisë, të Financave, kryeprokurorin, drejtuesin e SPAK, kreun e SHISH, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesin e DPPP dhe drejtorin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Një pikë që ka ndryshuar në paketë është roli i Policisë së Shtetit. Nëse më herët Policia e Shtetit mund të urdhëronte masën e sekuestros për çdo aset ose çdo pasuri që disponohet, administrohet apo është në pronësi të subjekteve nën hetim, tani diçka të tillë mund ta kryejë vetëm në raste emergjence.

Në rastet e nevojës dhe të urgjencës kur ka informacione apo dyshime të arsyeshme, të bazuara në elemente të faktit se pasuritë e subjekteve të parashikuara në nenin 16 të këtij akti, pavarësisht nësezotërohenapo janë në përdorim apo posedim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë prej tyre, janë siguruar në mënyrë të pajustifikuarnë raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme, të deklaruara sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, si dhe kur pasuria ka rrezik të tjetërsohet, të asgjësohet, tëdëmtohet, tëtransferohet, tëtransportohet apo në çdo rast tjetër që dyshohet se mund të rrezikohet zbatimi i një mase të mundshme sekuestroje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron vendosjen e masëssë sekuestros.

Pasuritë e konfiskuara me vendim gjykate, sipas këtij akti normativ, kalojnë në pronësi të shtetit.

Po ashtu, aty thuhet se subjektet e këtij akti normativ, ndaj të cilëve është vendosur një masë parandaluese, kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë e tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT