11.5 C
Tirana

Yuri Kim betohet si ambasadore e SHBA në Shqipëri

VENDI

Ambasadorja e re Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim është betuar në Departamentin Amerikan të Shtetit .

Ambasadorja Kim është konfirmuar nga senati amerikan në dhjetor të viti të kaluar si ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë, ndërsa ajo pritet të vijë në Shqipëri brenda muajit janar.

Kim është një diplomate karriere, ajo ka shërbyer në poste të larta drejtuese dhe ka një eksperiencë të gjerë në çështje që lidhen me sigurinë kombëtare nga Europa, në Azi e deri në Lindjen e Mesme.

Ambasadorja e re do të pasojë përfaqësuesin amerikan Donald Lu në Shqipëri, mandati i të cilit nisi në 2014 dhe përfundoi në vitin 2019. Ambasada amerikane në Tiranë drejtohet aktualisht nga e Ngarkuara me Punë, znj. Leyla Moses-Ones.
Përfaqësuesja e re e uashingtonit në tiranë Kim i konsideron shqiptarët si një nga popujt më pro amerikanë në botë.

Ne kemi një mik të fortë dhe besnik si Shqipëria, dhe është e domosdoshme që të mbajmë miq si Shqipëria pranë nesh, veçanërisht përballë sfidave strategjike për interesat, vlerat dhe institucionet tona të përbashkëta”, u shpreh Yuri Kim, në seancën dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të senatit.

- Advertisement -

TE FUNDIT