10.5 C
Tirana

Vritet në banesën e tij reperi i njohur.

VENDI

Vritet me armë zjarri brenda banesës së tij reperi i njohur Pop Smoke.

Burime nga policia bëjnë me dije se muzikanti me famë emri i të cilit është Bashar Barakah Jackson u qëllua për vdekje gjatë një tentative grabitje në Hollywood Hills kur dy persona të maskuar i hynë në shtëpi.

Të dyshuarit e qëlluan disa herë 20 vjeçarin duke e lënë të plagosur rëndë përpara se të largoheshin në këmbë nga vendngjarja.

Ai u transportua në spitalin Cedars Sinai ku u shpall zyrtarisht i vdekur. Autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim dhe ende nuk dihet nëse janë identifikuar nga autoritetet.

Një person u ndalua menjëherë pas ngjarjes por më pas u lirua nga policia për mungesë provash.

- Advertisement -

TE FUNDIT