12.5 C
Tirana

Vrau gruan dhe fshehu ngjarjen, burri arrestohet pas 1 viti bashkë me mjekun e urgjencës

VENDI

Policia dhe prokuroria e Fierit zbardhin pas një viti një ngjarje të rëndë: Vrasjen e një gruaje, ngjarje që më heret ishte raportuar si vdekje aksidentale. Autori i dyshuar i vrasjes është bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar. Sakaq është vën akuzë edhe një mjek i urgjencës së Fierit, i cili akuzohet për shpërndorim detyre.
Policia përmes një komunikate për mediat bëri të ditur:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë rifilluar hetimet për një ngjarje të ndodhur në Janar të 2017 ku ka humbur jetën shtetasja V.V., vdekja e së cilës është trajtuar si vdekje natyrale.
Pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të merret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit:
-N.V., 75 vjeç, banues në Patos.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.
Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T., si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”.

- Advertisement -

TE FUNDIT