12.5 C
Tirana

Vrasja e nënës me të birin, flasin fqinjët e Kasem Pirajsit: Kishin ardhur nga …

VENDI

Në lidhje me vrasjen e nënës dhe të birit të saj në Vlorë, si e dyshuar është ndaluar nusja e familjes Hysnije Hoxhallari.
Bashkë me të është ndaluar dhe shtetasi Kasëm Pirjasi, i cili dyshohet se ka kryer dhe krimin.
Dy personat janë komshinj në Strum të Roskovecit, Fier. Fqinjët e Hysnies dhe Kasëmit janë tronditur kur kanë dëgjuar këtë ngjarje
pasi të dy njiheshin si persona të mirë dhe pa probleme në këtë fshat.
Kasemi ishte i ardhur nga Skrapari në këtë fshat pasi ishte martuar dhe kishte dy vajza ndërsa
për Hysnien gjithashtu komshinjtë kanë thënë se ka qenë vajze e mirë.
Bashkëshortja e Pirjasit ka rrëfyer se jetojnë në kushte ekstreme varfërie në fshatin Strumë të Fierit por se nuk ka pasur dyshime për tradhtinë e të shoqit.
“Mezi jetojmë, na ndihmon familja ime. Kasemi ikën në Greqi herë pas here për të punuar.
Unë nuk dija asgjë. Nuk kam pasur dyshime se mund të kishte lidhje tjetër”, ka thënë gruaja e tij.
Kasëmi, baba i dy vajzave ishte me origjinë nga Skrapari por jetonte me familjen e nuses në fshatin Strumë të Fierit.

- Advertisement -

TE FUNDIT