12.5 C
Tirana

Vrasja e 21 vjeçarit në Bërdicë , në lokalin “SAMPA” , bazën e trafikantëve të kokainës

VENDI

Lokali ”SAMPA” në qytetin verior që shërbente si bazë e grupit kriminal për shpërndarjen e kokainës dhe heroinës ka qene edhe me pare skene krimi. Lokali ndodhet në Bërdicë, ndërsa u sekuestrua nga policia.
H.M. , i arrestuar ishte menaxher i lokalit dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar dhe në kërkim kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të shitjes së drograve të forta kokainë dhe heroinë. Nga operacioni u sekuestruan 2.2 kg kokaine.
Ne kete lokal para pak muajsh dhe konkretisht ne daten 3 shtator te vitit 2017 ka ndodhur nje palgosje.E.N. , 21-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në 3 shtator të vitit të kaluar nderroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Plagosja ndodhi në 3 shtator të 2017 rreth orës 3:35 kur, E.N. 21 vjecari nga fshati Vukël në Malësinë e Madhe mori një plumb në kokë por edhe dëmtime në kafkën e tij teksa ishte goditur.
Ngjarja ndodhi në fshatin Beltojë të njësisë Bërdicë. 21 vjecari u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës qëndroi për 4 muaj në gjendje kritike për jetën. Konflikti ka nisur fillimisht në lokalin e natës, me muzikë live dhe balerina “Samba Club”.
21 vjecarit E.N. që ndodhej me disa shokë në lokal i ka humbur një celular. I plagosuri në lidhje me celularin e humbur ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të. Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes A.D. i cili punonte si bodiguard.
Më pas të gjithë bashkë kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin.
Në një moment E.N. dhe A.D. janë konfrontuar fizikisht derisa D. dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe po ashtu e ka goditur 21 vjecarin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Shkodrës të personave të përfshirë në konflikt të identifikuar nga kamerat e sigurisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT