10.5 C
Tirana

Vrapoi me 35.48 km/h, ja cili është futbollisti më i shpejtë në Premier…

VENDI

Shpejtësia është një nga elementët kryesorë në futbollin e Premier League dhe nuk është çudi që një futbollist i Manchester
City është i pari në këtë aspekt, teksa skuadra e tij ka dominuar totalisht sezonin 2017-18. Të gjithë po admirojnë mënyrën si po luan skuadra e Pep
Guardiola dhe një analizë kompjuterike tregon se atij është futbollisti më i shpejtë i kampionatit, Leroy Sane. Sulmuesi nga gjermania është i pari që ka thyer
murin e 35.4 km/h gjatë një sprinti në Premier, duke regjistruar shpejtësinë 35.4 km/h/.

Renditja e lojtarëve më të shpejtë në Premier League: Leroy Sane (35.48 km/h), Patrick van Aanholt (35.41 km/h),
Moussa Sissoko (35.32 km/h), Theo Walcott (35.22 km/h), Kyle Walker (35.21 km/h), Antonio Rudiger (35.19 km/h), Wilfried Zaha (35.16 km/h), Oliver Burke (35.16 km/h), Kiko Femenia (35.11 km/h)

Mbrojtësi i Crystal Palace, Patrick Van
Aanhot regjistroi shpejtësinë maksimale 35.41 km/h, duke cenuar seriozisht rekordin e Sane, pikërisht në ndeshjen e
humbur 3-2 ndaj Manchester United, të hënën në “Selhurst Park”, ndërsa podiumi kompletohet nga
Moussa Sissoko i Tottenham, i cili regjistroi shpejtësinë 35.32 km/h në ndeshjen e luajtur kundër Liverpool në muajin tetor.
Manchester City është e vetmja skuadër që ka dy futbollistë mes dhjetë më të shpejtëve në Premier, pasi veç Sane është edhe Kyle Walker.

- Advertisement -

TE FUNDIT