6.5 C
Tirana

Voltana Ademi: Situata në Shkodër s’është e qetë, nuk është koha për politikë

VENDI

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi se situata në Shkodër nuk është e qetë dhe se rrezikohen jetët e qytetarëve e rendi. Deklaratën ajo e bëri pas ngjarjes së ndodhur me administratorin e Vllaznisë, Suad Lici. Sipas Ademit, nuk është koha për të bërë politikë, por për t’u lënë hapësirë autoriteteve që të hetojnë.

“Në Shkodër situata nuk është e qetë. Kam komunikuar në vazhdimësi me Policinë e Shkodrës, përpiqem t’i mbështes. Sot nuk ka problematikë të tillë te Vllaznia, ka një frymë tejet pozitive me grupin dhe tifozerinë, po bëhet një punë serioze. Ngjarjet e mëparshme kanë qenë të paprecedenta, qoftë Policia e Shtetit por dhe vendimet përkatëse nga organet ligjzbatuese, nuk kanë hedhur dritë mbi ngjarjet, dhe kjo peshon mbi drejtësinë. Do jemi këtu përsëri për të diskutuar. Nuk është çështja për të bërë deklarata, nuk mendoj që jemi në kuadrin e deklaratave politike për sa kohë bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve dhe rendin.”

Pas atentatit me ekploziv, u prononcua për mediat edhe vetë Suad Lici, i cili mohoi të kishte konflikte me dikë. Administratori i Vllaznisë tha se do të vijojë detyrën dhe jetën i qetë.

- Advertisement -

TE FUNDIT