18.5 C
Tirana

Voltana Ademi ironizon Ramen: “Don qorri sy me pa”

VENDI

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar pas procedimit penal në gjendje të lirë ndaj saj, pas protestës së 5 prillit, ku opozita dhe qytetarët bllokuan rrugën në Milot. Në shenjë protestë kundër rritjes së taksave dhe tarifës në Rrugën e Kombit, protestuesit dogjën goma.
Lidhur me këtë masë, kryebashkiakja e Shkodrës, thotë se një procedim i tillë është i turpshëm.
Ajo shprehet se askush nuk mund të ndalojë lirinë e shprehjes dhe se, sipas saj, të gjithë kanë qenë të lajmëruar për protestën e opozitës.
“Kësaj i thonë ‘don qorri sy me pa’. Komunizmi ka marrë fund njëherë e mirë edhe pse bijtë e tyre janë akoma sot”, shprehet Voltana Ademi.

- Advertisement -

TE FUNDIT