Voltana Ademi deklaron se është shantazhuar nga zyrtarë të mazhorancës

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Vlotana Ademi ka deklaruar se është shantazhuar nga Denar Biba, Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri.

Në një intervistë televizive, Ademi tha se zyrtarë të mazhorancës kanë bërë deklarata kërcënuese ndaj saj, ndërkohë që nga ana tjetër ajo e ka zhvilluar betejën e saj politike brenda kornizës ligjore.

“Duke qenë kryetare e Shkodrës, do vazhdoj të veproj në emër të legjitimitet. Nuk është çështje force. Ne do të përdorim instrumente demokratike. Fakti që ne jemi duke iu drejtuar gjykatave, tregon se ne duam rrugën demokratike.

Më kanë shantazhuar Denar Biba, Sandër Lleshi, kryeministri, drejtues të Policisë së Shtetit. Kanë thënë që kryetarët e bashkive të guxojnë të bëjnë këtë e atë”, deklaroi Ademi.

Ajo shtoi se kjo është një situatë shumë e vështirë për Shqipërinë madje e krahasoi me gjendjen në vitin 1913.

“Pushteti lokal në tërësi është i dobët. Pushteti lokal megjithatë ka rendësin e vet.

Ndërkombëtarët duhet të na japin një drejtim ndryshe. Ne po na shkelet sovraniteti. Sistemi është shkatërruar , është shkatërruar sistemi zgjedhor, parlamenti dhe realisht jemi ndoshta më keq se 1913,

pasi nuk ka Prokurori, s’ka gjykata, nuk ka asgjë. Edhe akademia e Shkencave është kapur nga pushteti. Edhe emigracioni ka arritur kulmin. Unë mendoj se do të ketë dritë në fund të tunelit e do ketë zgjidhje mendoj”, tha Ademi. /Opinion.al