16.5 C
Tirana

Vodhi argjendari, markete dhe banka nën kërcënimin e armës/ Pranga “skifterit” (EMRI)

VENDI

Një 27-vjeçar, që ishte kthyer në makth për shkak të vjedhjeve të shumta që kishte kryer, ra këtë të diel në prangat e policisë. Shtetasi Astrit Thaçi, banues në Durrës, akuzohet për tetë grabitje të ndodhura në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Duke kërcënuar me armë, i riu ka vjedhur markete, argjendari, një bankë të nivelit të dytë apo edhe njerëz në rrugë.

Në Durrës ai ka vjedhur 100.000 lekë nga një bankë e nivelit të dytë, banesën e një shtetasi, të cilin e ka plagosur në këmbë si edhe një market nga ku ka marrë 100.000 lekë dhe steka me cigare. Në Tiranë 27-vjeçari Thaçi ka tentuar të vjedhë një agjenci turistike, dy markete dhe një shtetas, të cilin e ka goditur me mjete të forta dhe i ka marrë 300 euro dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.

Ndërsa në Elbasan është grabitur nga një argjendari një sasi bizhuterish. Si prova forcat e policisë kanë sekuestruar 17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Ndaj “skifterit” 27-vjeçar rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë e mbetur në tentativë”, “Plagosjes e rëndë me dashje”, “Vjedhjes me dhunë” dhe “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”.

- Advertisement -

TE FUNDIT