13.5 C
Tirana

Vllaznia ra … apo e rrezuan?!

VENDI

Nga Adriatik DOSTI
Futbolli ne Shkoder eshte FE…dhe Shkodra padyshim eshte Djepi i futbollit shqiptar dhe nuk ma do mendja se
dikush mund te guxoje ti vere dot ne dyshim pohimet e mesiperme. Apo qofte edhe te guxoje e te me kontestoje dot per c’ka pohoj me siper.
E para skuader e futbollit shqiptar tashme do te duhet ta festoje per turpin e tradites e historise se saj brilante e per Krye – turpin e atyre qe e drejtuan kete sezon dhe te atyre qe mbajten veshur fanellen mitike te saj gjate ketij edicioni.
100 vjetorin e themelimit te vet, ne renien per here te pare ne historine e saj ne kategorine inferiore e larg me te mirave te futbollit shqiptar.
Shkodra. fabrika qe me Miellin [ lojtaret ] e prodhuar ka dekada te tana qe furnizon Shqiperine me Buke, tash ka mbetun pa Buke per vedi.
Pa lojtare e pa ekip, ndaj Shkodra e Xan Rragamit, P.Ndojes , Bizit , Zheges, te pakten e ketyre
Krye-mjeshtrave te futbollit shqiptar e te sa e sa Mjeshtrave te tjere te medhenj nder viite qe dikur shpalleshin Kampione e Fitues te Kupes se Shqiperise ka te drejte morale , njerezore e sportive te jete ne ZI..
e pertej zise…
Mos kerkoni t’ja vini fajin te tjereve, jo po pse nuk ju a la ndeshjen Partizani juve apo pse Skenderbeu ja la Teutes a do ta mundi Laci Kamzen per favorin tuaj, e dokrra te tjera kesisoj…
Ne Shkoder i kishit edhe Partizanin, edhe Kamzen edhe Teuten edhe Lacin e kedo tjeter.
Pse si mundet e ti linit pas vetes pa pritur ndere e shperblime prej te tjereve sic bene Teuta e Kamza qe nuk falen askend ne fushat e tyre e nuk priten e llogariten sa po dilshit ju gjithkund?
E rrezuan apo ra?
Dikush punoi e kontriboi qe ajo te rrezohej.
Shume te tjere s’u lodhen duke bere c’kishin ne dore qe ajo te binte ne kete fare humnere turpi qe askush nuk kish guxuar ta conte nder mend e jo me tash ta kete realitet tejet te hidhun.
E mandej jo vetem per Shkodren por per te tere historine e futbollit shqiptar ne teresi..
Prej disa vitesh ne kete gjendje e ne kete situate, here ekip i Bashkise e here ekip i askujt, here he se po biem sivjet e here ishalla po shpetojme edhe vitin qe vjen.
Vllaznia u shnderrua per fatin e keq te saj si puna e asaj parulles se djeshme te komunizmit qe thoshte se Pasuria socialiste eshte prone e perbashket…
dhe ne fakt te gjithe e dinim fort mire se qe e ASKUJT dhe asnjerit prej nesh….
Peng i politikes por edhe i Bashkise, per disa vite resht. Vlaznia nuk mund te kishte fat tjeter vec ketij qe drejt me thane jo vetem qe askush nuk e deshironte por edhe as qe guxonte ta conte nder mend.
Dhe cdo gje e ka nje limit e ai ja tek mberrini.
Duan apo nuk duan ta besojne ne Shkoder e ne tan Shqipnine, ajo Vllaznia e dashtun e krenaria e tyre tashme eshte e rrezume prej ma t’mirave te futbollit shqiptar te pakten llogjikisht.
Vetem ndonje lloj shpikje e re dhe ”model FSHF” mund ti baj derman kesaj Vllaznie te sotme per mos me e turpnu fare e marrisht sic bene nje vit me pare me Tiranen, legjenden e krenarine tjeter te madhe te historise se futbollit shqiptar..
Me nje buxhet prej gati 1 miliard e 200 milion lekesh ne sezon, e gati me mbi 1 miliard leke te tjera borxhe te
mbartura nga e djeshmja, te gjitha keto para te taksa-paguesve shkodrane, kete Vllazni te sotme e vret Zoti po te qahet per para, shpenzime, harxhime, kushte , stadium, tifoze, etj etj..
Fazat pergatitore , ashtu si ekipet me te mira te vendit i ka bere brenda e jashte Shqiperise ku ka dashur e si ka dashur.
Rrogat i ka te niveleve te larta ani edhe pse niveli i atyre qe firmosin per to lojtare, trajnere e drejtues eshte nder nivelet me te ulta te Superliges shqiptare, rrezultatet flasiin vete ndaj no coment.
Keqmenaxhim klubi si askund tjeter, abuzime e shperdorime pa fund, tek mendon deshtimet e merkatove te prag fillim sezonit e po ashtu edhe asaj te Dimrit, tek gjykon qe yje te futbollit shkodran luajne sot per Kukesin , Lacin, Teuten, Flamurtarin, Partizanin, etj etj..e askush nuk mban pergjegjesi pse dhe si u larguan ata prej Vllaznise.
Çfare fitoi klubi prej tyre e cfare humbi. Per te mos permendur te larguarit nga Shqiperia qe nje zot e di si e pse kane ikur, ku jane e cfare bejne, sa jane shitur e si jane shitur cfare kontratash ka Vllaznia me klubet e tyre e me ta etj etj..
Ku jane, ku shkojne e kush i menaxhon talentet pa fund qe dalin nga Akademia e Vllaznise, cfare roli e cfare pergjegjesie ka ne rastet ne fjale Aksioneria kryesore dhe e vetme e saj sot per sot Bashkia e Qytetit?
E pra Shkodra e Shqiperia kure nuk kane pare me pare nje Vllazni te tille ..te dorezuar prej vitesh….pa seder, pa shpirt, pa grinte, pa karakter, pa dinjitet e pa personalitet duke e bere pis e me pis nja ‘t fanelle lavdie e legjende nder dekada..
Askush nuk mban pergjegjesi por te gjithe ja hedhin fajin gjithkujt e larg vetes se tyre ..e mandej faji behety Qyrk e Qyrkun askush nuk pranon me e vesh kesisoj….me peshen e ngjyren e Turpit…
Pse nuk privatizohet Vllaznia, sepse e mban peng politika ..e mandej kjo fare politike e ndyt luan me te si pingpong ..e fundi po dihet..ky qe eshte sot e kurre me ndryshe ..me mire nuk mund te ishte dot kurresesi e me keq se kaq nuk ka ku te shkoje me..
Krahasojeni Vllaznine e dikurshme te te ndjerit Myftar Cela ..qe te impononte respekt jo vetem per menyren se si funksiononte klubi, per trofte e fittuara e per anen e qendrueshme e fitimprurese financiare.. dhe menaxhimin bashkekohor…me kete Vllazni te ktyre 4-5 viteve te fundit qe vetem Vllazni e Shkodres nuk mund te quhet dot kurresesi ..asnjehere JO…
Trajnere qe vetemn qahen e ankohen e madje te marre nga ku te munden..lojtare medioker e pa ngjyre qe s’dalin kurre prej Formacioni ..e lotare te rinj, te talentuar e plot te ardhme qe ngrohin stolin ..se keshtu i do qejfi nje Trajneri….per te nxjere Kunj..me dike …
Stadiumin..me te mire ne vend…tifozet..me sportdashesit, me te mrekullueshmit e me objektivet sa qe rralle kush e ben ate qe bejne shkodranet tek edhe pse ne hallin e madh qe jane ,,,serish duartrokasin kundershtarin kur ai eshte me i mire se ta e i mund me merite e madje edhe brenda ne Shkoder..
Ne shkurt te vitit qe vjen do duhet me kremtu ..100 vjet KF Vllaznia.,..100 e kusur vite futboll ne Shkoder…por kujt po i ban zemra me e festu ket pervjetor legjendar ..kush po duhet me festu kur gjithkujt do ti duhet me mbajt lotet prej zorrit per turpin qe keta qe veshin sot kete fanelle as qe po duan ta njohin e jo me ta ndjejne sadopak..rendesine e peshen e saj.,.
Faji eshte i shumekujt..por me se pari atyre qe veshen fanellen dhe e bene pis,,,e ndoten si kerkush me pare ne kete histori 100 vjecare te futbollit shkodran.. mbushur plot suksese, arritje, trofe, legjenda e emra mjeshtrash te tille qe te bejne tu cohesh ne kembe ne cdo cast prej respektit e mirenjohjes ..
Vllaznia ra apo e rrezuan..te dyja bashke..sipas meje ..shumekush me budallallikun e vet, me dashakeqesine e tij, me injorancen e pa dijen e vet , me kokfortesine e tangerllikun e tij ..kontribuan dashje pa dashje ne ramjen e rezimin e saj..
Stafi teknik….lojtare, trajnere, drejtues ..pra pjesa profesionale sportive…etj ….pa dyshim mbajne pergjegjesine kryesore perpara Shkodres e shkodraneve por edhe para asaj fanelle qe djeg goxha por edhe peshon shume…
Dhe ajo c’ka ma se pari mendoj se e turperon me se tepermi kete Vllazni dhe qe e ben edhe me te turpshem se sa eshte turpin e saj eshte fakti qe keta qe mbajten veshur fanellen hije rende te Vllaznise 100 vjecare nuk kishin me vete, ne shpirt, ne zemer, ne mendje e ne gjak asnje nga karakteristikat e cilesitet tipike e dalluese nder dekada te saj…..as shpirtin, as sakrificen, as sedren, as grinten, as dinjitetin, as personalitetin, as karakterin, as ndjeshmerine.
E mbi te gjitha kurren e kurres as edhe pergjegjesine ..qofte individuale e qofte kolektive…ndaj ky fund ishte me se tepermi sa i pritshem po aq edhe i pa shmangshem e teper i lexueshem jo sot por qysh dje e pardje ..jo sot e kete vit por prej disa viteve me pare..
Jam mese i sigurte se nga kjo Vllazni e sotme sikur me i marr te tane ne provim e me i pyet per historine , sukseset e trofete e klubit apo edhe me ju thane me te permend te pakten nja 10 emra futbollistesh e mjeshtrash te shquar te ketij klubi e te futbollit shkodran.. …jarebi nja 2-3 mund ta kalojne provimin e askush tjeter…qofshin keta shkodrane e aq me pak qofshin edhe jabanxhi..
Ndaj me dhimbjen e nje njeriu te hershem te sportit e te futbollit ne vecanti…me dashurine e respektin e pa fund per gjthecka qe Vllaznia i ka dhene Shkodres e futbollit shqiptar per vite e vite me radhe…me mirenjohjen, dashamiresine e simpatine time publike per ate qytet e ate popull fisnik..
Me konsideraten e vecante per nje mori emrash te nderuar qe dijten fort mire se si ta nderojne e lartesojne ate fanelle e ate emer klubi…me plot gojen jam i detyruar te them publikisht se Vllaznine me se shumti e per marren, turpin e fatin e keq te saj me se tepermi e rrezuan vete shkodranet e saj…po po ..shkodranet gjakprishur te saj.. sa nga injoranca po kaq edhe nga dashakeqesia….sa nga pa-dija po aq edhe nga ligesia…
Zot me ruaj nga i imi ..se nga i huaji po dij vete si me u rujt..thote nje fjale e mencur e jona..qe ne rastiin e Vllaznise …ka kuptim me te plote se kurre…

- Advertisement -

TE FUNDIT