9.5 C
Tirana

Vllaznia ftesë tifozëve me një spot televiziv. Ejani në stadium! (VIDEO)

VENDI

Ndeshja Vllaznia- Teuta po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në opinionin sportiv shkodran.
Tifozët e këtij qyteti kanë shprehur dëshirën për ta mbështetur skuadrën në këtë ndeshje delikate.
Por ka edhe nga “skeptikët” që kanë frikë të jenë në “Loro Boriçi” pasditen e së hënës sepse skuadra e tyre mund t’i zhgënjejë sërish siç ka ndodhur në jo pak raste këto kohët e fundit.
Por klubi Vllaznia ka menduar një zgjidhje origjinale për t’i bërë ftesë tifozëve për të qenë në stadium këtë ndeshje sepse skuadra ka nevojë për mbështetjen e tyre.
Ka përgatitur një spot televiziv të cilën fillimisht e ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare dhe më pas, do ta shpërndajë edhe në televizionet lokale.
Interesant është fakti tjetër që pamjet e këtij spoti janë marrë ato të ndeshjes së fundit të kampionatit të kaluar, ajo ndaj Tiranës, ku stadiumi ishte plot e përplot.
Mbase, kjo nuk do të ndodhë të hënën por e rëndësishme është që numri i tifozëve të jetë i madh në stadium.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT