14.5 C
Tirana

Vllaznia e bukur me shkodranët, por “lufta” sapo është ndezur

VENDI

Fitorja ndaj Flamurtarit erdhi si shpërblimi i merituar për kuqeblutë. Është suksesi me shifrat më të thella në këtë sezon,
përballë një skuadre të zonës së lartë, një fitore e punës, këmbënguljes, por edhe një merkatoje efikase.
Vendimtar Xhevahir Sukaj, autor i një dygolëshi, i dyti për të në këtë 2018.
Në 6 prezenca me Vllazninë ka shënuar 4 gola, mesatare e kënaqshme,
dyfishi i asaj që shënoi në gjysmën e parë të sezonit te Partizani, ku nuk u konsiderua i domosdoshëm.
Në të dyja finalizmet e sulmuesit ajo që spikat është nuhatja prej “bomberi” dhe eksperienca.
Fatal brenda zonës në rastin e golit të dytë, kur nuk pret, por gjuan me të parën, duke mos i dhënë kohe Veliut për ta markuar, me instiktin thelbësor të një sulmuesi race, për t’u gjendur në vendin
dhe kohën e duhur në golin e 3-0, duke i shpëtuar mbulimit të dyshes së qendrës vlonjate.
Për Sukajn është pa dyshim një kënaqësi, më në fund po u tregon të gjithëve se mbetet një “Xhevahir” i sulmit pas një periudhe në hije te
Partizani, duke ndihmuar skuadrën e qytetit të tij në një nga sezonet më të vështira.
Është bukur, në fakt, kur shikon një Shkodër të tërë që brohoret shkodranët e saj.
Një ndër më të mirët e ndeshjes ishte pa diskutim Erjon Vucaj dhe jo vetëm për atë goditje të bukur që solli golin e avantazhit.
27-vjeçari plot dhjetë
vjet pas largimit po rigjen formën më të mirë në Shkodër, duke dhuruar një nga paraqitjet e tij më të mira ndaj Flamurtarit. Ishte një ndeshje ku spikatën edhe krahët me Gilman Likën dhe e Çinarin me asistet e tyre.
Vllaznia më në fund po funksionon si një skuadër që arrin të nxjerrë në pah kualitetet që kanë
qenë aty dhe këtu merita është pa dyshim edhe e Ernest Gjokës.
Këtë fillim viti përballej me një situatë ku askush nuk mund të vinte bast se trajneri do të rezistonte pas humbjeve me Skënderbeun e Kukësin, apo pas presionit të jashtëzakonshëm që kulmoi edhe me atë episod të kronikës së zezë.
Trajneri bashkë me veteranët e skuadrës, pikërisht njerëz si Sukaj, Lika, Vucaj etj., arritën të ruanin
qetësinë, të kalonin momentin negativ për t’u rikthyer fuqishëm në luftë.
Vllaznia nuk ka luksin për të qenë e qetë, por shpresa është
rikthyer fuqishëm, bashkë me tifozët, Vllaznia është në rrugën e duhur.

- Advertisement -

TE FUNDIT