12.5 C
Tirana

Vllaznia bën një përforcim të rëndësishëm. Firmos me një kampion

VENDI

Prej ditës së sotme, ekipit të Vllaznisë në çiklizëm i është shtuar edhe një tjetër çiklist cilësor. Bëhet fjalë për një nga sportistët më të mirë të vendit gjithë këto vitet e fundit, vlonjatin Besmir Banushi.

Ai ka shprehur dëshirën që të jetë pjesë e kuqebluve për vitin 2020 dhe për këtë arsye, ka gjetur akordin me drejtuesit ndërkohë që paraditen e së hënës ka mbërritur në zyrat e Sportklub Vllaznia ku është pritur nga drejtori Mark Kroqi.

I shoqëruar nga trajneri Leonat Kola, Banushi ka firmosur kontratën e re dhe për këtë vit do të jetë pjesë e ekipit shkodran. Vetë trajneri në një prononcim për mediat është shprehur se përvoja e këtij sportisti do të jetë një plus i madh për ekipi e tij.

Ndërkohë vetë Banushi është shprehur i kënaqur me zgjedhjen e bërë dhe ka premtuar se sukseset e Vllaznisë gjatë këtij viti do të vijojnë sërish.

Me këtë përforcim të rëndësishëm, padyshim që Vllaznia konsiderohet pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion edhe në vitin 2020 duke u rikonfirmuar edhe njëherë si ekipi më elitar i këtij sporti në Shqipëri.

www.shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT