10.5 C
Tirana

Vjen lajmi i mirë nga Italia, ulet sërish numri i vdèkjeve në 24 orët e fundit

VENDI

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 269 viktima nga koronavirusi, për një total prej 28236 vdekje që nga fillimi i epidemisë.

Numri i përgjithshëm i të të shëruarve është rritur në më shumë se 78249 teksa vetëm sot u regjistruan 2304 të shëruar

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1965 raste të reja pozitiv me Covid. Numri total i të infektuarve është 207 428 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Në luftën pa armë por me shumë viktima prej koronavirusit, duket se Italia po fiton, me beteja të vogla por të përditshme, pavarësisht se me dëme të mëdha njerëzore, ekonomike dhe psikologjike.

Rënia e numrit të vdekjeve, më shumë se ritme të larta te të shëruarit, raporti midis rasteve të reja (pak) dhe tamponeve (shumë) nuk ka qenë kurrë kaq i ulët se në tre ditët e fundit, tregojnë se dita kur zemrat do të qetësohet dhe dhimbja për jetët e humbura do daravitet, do të jetë e afërt.

- Advertisement -

TE FUNDIT