“Vjedhje spektakolare”/ Punonjësja e fasonerisë denoncon administratorët: Na mbajtën gjysmën e rrogës!

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një punonjëse e një fasonerie në Shkozet të Durrësit ka denoncuar administratorët e kompanisë, të cilët sipas saj kanë kryer një ‘vjedhje spektakolare’ në dëm të punëtorëve.

PUBLICITET

 

Ajo shprehet se u infektua me koronavirus në vendin e punës, ndërsa më pas u fut në karantinë për 16 ditë. Po ashtu, punonjësja thekson se ka infektuar edhe dy anëtarë të familjes së saj me Covid-19.

 

Sikur të mos mjaftonin këto, denoncuesja thekson se në momentin kur mori rrogën, në llogarinë bankare i kishin kaluar 160 mijë lekë të vjetra, ose 50% e pagës mujore.

Sipas saj, administratorët e justifikuan këtë gjë duke thënë se këto rregulla janë vendosur nga kompania italiane.

 

Mirëpo, punonjësja akuzon administratorët, të cilët sipas saj i kanë vjedhur këto para.

Denoncimi i plotë:

Prsh joq! Jam nji punojse ne nje fasoneri kepuces Endi shpk shkozet po denoncoj nji vjedhje spektakolare nga ana e pronarëve. Na infektuan me covid 19 mir qe u infektova vet po infektova 2 pjestarët e familjes dhe na futi karantinë 16 dit. Kur vjen data me mor rrogen na kishte kalu llogari bankare 160mi dhe na thot super hajdutja qe mer oret e punes ditet qe ke ndejtur shtroi ti ka pagujt firma 50% si firm italiane i ka te perfshira keto rregulla. Problemi esht se i vjedh admistratori ditet e pushimeve muajit gusht naj hoqen pagen e luftes 30 % raporti shendesor super skandal na e vodhen ky vend nuk bohet mo sa te jet ne mes KCK ikni sa me par nga shqipria posht Edi Rama se bashk vjedhin keto flm ju lutem postoni

PUBLICITET