16.5 C
Tirana

Vizita tek dentisti i tronditi jetën.

VENDI

U nis për të kuruar një infeksion në dhëmb por zbuloi se kishte kancer në qafë. Është kjo historia tronditëse e një 70 vjeçari britanik i cili ka treguar për mediat se mori vesh se ishte sëmurë rëndë pas vizitës tek dentisti.

Steve Kibble shkoi fillimisht tek mjeku pasi kishte ënjtje në pjesën e majtë të gojës. Doktori mendoi se ishte infeksion dhëmbësh. Kështu që i dha disa antibiotikë si dhe e këshilloi që të shkonte tek dentisti.

Sidoqoftë kur dentisti i hoqi dy dhëmbë zbuloi se kishte mish të butë në pjesën mbrapa fytit. Menjëherë pas kësaj i moshuari shkon dhe vizitohet në spital. Atje ai kryen biopsinë dhe konfirmohet se kishte kancer.

Fillimisht kreu një operacion për të hequr ënjtjen në pjesën e majtë të qafës. Menjëherë pas kësaj iu nënshtrua kimioterapisë. Steve është tashmë duke rimarrë veten por nuk lejohet që të hajë ushqime të forta.

- Advertisement -

TE FUNDIT