13.5 C
Tirana

Vidhet kasaforta e xhamisë

VENDI

Për herë të parë xhamia e qytetit të Burrelit, e cila ndodhet brenda parkut “Mbretëresha Geraldinë” ka rënë pre e grabitesve.

Persona ende të paidentifikuar në moshë të mitur janë futur brenda ambjenteve të xhamisë rreth orës 10, duke përfituar nga mungesa e besimtarëve kanë hapur kasafortën që ndodhej aty dhe kanë marrë një shumë parash.

Në momentet e fundit ata janë pikasur nga pastruesja e cila nuk ka myndur dot t’i ndalojë.

Imami i xhamisë Burrel, Vladimir Haxhijaj thotë se akti i rëndë është më shumë moral se sa ekonomik.

- Advertisement -

TE FUNDIT