12.5 C
Tirana

VIDEO / “S’jam kosovar por shqiptar”, vogëlushi shpërthen në lot teksa filmohet dhe tregon si do e zhvendoste mësuesja nga shkolla, pamjet bëhen virale

VENDI

Një vogëlush është prekur jashtë mase teksa mësuesja e tij ka dashur ta zhvendosë në një shkollë kosovare.

I filmuar nga nëna e tij, fëmija që në pamje nuk duket më shumë se 6 apo 7 vjeç, përlotet dhe tregon se ai nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës.

Fëmija: Edhe mësuesja dontë të më çonte tek shkolla e kosovarëve…a jam kosovar? Jo

Mami: Po Fëmija Jo, s’jam kosovar Mami: Po çfarë je Fëmija: Jam shqiptar i Kosovës Mami: Okej

Kjo video është bërë mjaft virale dhe këmbëngulja e fëmijës, i cili përplas këmbët në tokë dhe nuk pranon se është kosovar , tregon shumë për pasojat e ndarjes së trevave shqiptare.

Pamjet janë publikuar nga shumë personazhe të njohur, sidomos në Kosovë, të cilët mesa duket e ndiejnë vetën njësoj si vogëlushi në video: Jo kosovarë, por shqiptarë të Kosovës!

- Advertisement -

TE FUNDIT