13.5 C
Tirana

VIDEO/ Rikthehet Adi Krasta, kritika të forta qeverisë: Shteti nuk ekziston, janë diletant e të nervozuar

VENDI

Nese fakti eshte nje informacion i verifikueshem atehere mosekzisteenca e shtetit shqiptar pas termeteve eshte fakt. Dhe diletantizmi dramatik i qeverisjes, madje dhe nervozizmi i skajshem ne fytyren e lodhur e te deformuar te saj.

Kur sheh kronikat qe i shpetojne policise se informaconit dhe agresivitetit te deshtimit, sheh fytyra te lodhura ku lexohet pa fjale trauma jo vetem nga termeti por edhe nga njeriu. E kaluara e tashme na ben te qeshim hidhur e me shpoti. Syte i kemi tek e ardhmja.

Ajo qe qendron si vater e ndezur e alarmit te brendshem eshte Shqiperia e pas disa muajve. Shqiperia, edhe kur lekundet nga termetet, edhe kur abuzohet nga fjalet e gjestet, edhe kur vidhet e tallet, eshte e njerezve te zakonshem. Ata, ne, nuk duhet te lodhemi e te frikesohemi. Nje kryetar bashkie hajdut dhe mashtrues duhet ta dije cfare mendohet per te. Propagande te shfrenuar ata, te verteten kokeforte ne. Ne rrethana te jashtezakonshme duhen marre masa te jashtezakonshme.

Ndeshkimi per nje krim ndaj popullit dhe atdheut duhet bere edhe pertej votes. Vota tanime eshte bere e pamjaftueshme. Sikurse jetike dhe e pashmangshme te rrisim aktivizmin, pertej militantizmit te partive. Dikur ndaj nje skandali publik kishte reagim njerezor te menjehershem. Sot pafytyresia populiste na ka bere te pandjeshem.

Shoqeria shqiptare eshte e detyruar te reagoje mencurisht. Le ta kalojme luften mediatike online. Keto rrjete nuk mund te jene terroriste vetem kunder njeriut te ndershem por pa pushtet. Si ne median tradicionale por sidomos ne gazetarine popullire online Emertimi dhe turperimi. Publikimi i faktit dhe diskutimi e analiza e gjalle jo partiake eshte me e forte se vota.

Narrativa e te vertetes nuk i perket vetem gazetareve, madje tani pa Bryli Broadëay, JOQ, Lolita, pa Gencin, Kriston e shume te tjere, pa grupin e stermadh per mbrojtjen e teatrit, puna jone si gazetare eshte e paplote, e pambrojtur dhe shpesh e pakuptuar plotesisht.

Mbyllja e faqeve, sulmet ad hominem, mbyllja e programeve televizive realiste dhe promovimi e financimi i sherbetoreve te pushtetit eshte reale. Ka nje zgjim te vemendjes nga jashte. Ne nje leterkembim me presidentin e parlamentit europian David Maria Sassoli, ai dha garanci se eshte shume i ndjeshem per standardet demokratike ne vend. Por ne e dime se reagimi i brendshem eshte zgjidhja.

Ndaj Tallja publike, diskretitimi i propagandes, leximi e dekodimi i dyfytyresise dhe i veseve qe drejtojne sot shqiperine eshte me i forte se vete vota. Vota ka treguar se blihet. Shpirti i lire demokratik jo.

Le la leme kete pushtet pushtues te thermohet. Eshte e tepert ta bejme ngjarje. Le te forcojme qytetarin. Te behen padi te medha si te Nurembergut per pushtetaret pushtues qe dehja e momentit dhe mosndeshkimi i paraardhesve te tyre u krijoi bindjen e rreme se nuk do paguajne. Te vazhdoje diskretitimi i hajduterise dhe karagjozlkekut. Nisma thurrje, Vajza e djem te rinj kurajoze, juriste, mjeke, mesues qe duan me shume shqiperine se partine, momenti i duhur eshte tani.

30 vjet eshte shume per te kuptuar se ky vend do kete nje fund te trishte nese shqiptari i zakonshem nuk do reagoje fort per demogracine, ligjin dhe llogaridhenien.

Nje fund vjen natyrshem. Por nuk duhet te na mjaftoje. Te bejme presion per rithemelimin serioz te Republikes. Ky atdhe duhet te prodhoje nje zgjidhje te sigurte e afatgjate.

- Advertisement -

TE FUNDIT