18.5 C
Tirana

VIDEO/Meta nga Shkodra: “Mos u afroni, ruani distancën”

VENDI

Presidenti ilir Meta ka vizituar pasditen e soptme Xhaminë e Parrucës në Shkodër e cila është rindërtuar në përmbajtje të njëjtë siç ka qenë, ndërsa kujtoi shembejndhe shkatërrimin e saj nga regjimi komunist.

 

Meta nuk preferoi të komentonte temën e Teatrit kombëtar, por tha se është çështje kombëtare, duke theksuar se përpara xhamisë dhe me myftiun e saj nuk do ta komentonte një zhvillim të tillë.

 

“Dua të… mos u afroni shumë, distanca (qesh). Dua të falenderoj myftiun e Shkodrës për këtë mikpritje por edhe për gjithë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pasur. Zgjodha që këtë natë të bekuar të Kadrit të isha pikërisht këtu në Shkodër, pasi Shkodra është në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot, simboli i besimit në Zot por i besimit në vlerat më të mira atdhetare dhe të familjes, është simboli i harmonisë dhe bashkëjetesës, por edhe i qëndresës. Vizituam xhaminë e Parrucës që është ribërë dy herë, që është shembur nga regjimi komunist.

 

Në themel të të cilëve janë sakrificat e klerikëve të masdakruar, kjo xhami e jashtëzakonshme u rindërtua ashtu siç ishte. Dua t’ju uroj gjithë besimtarëve dhe shqiptarëve, gëzuar këtë natë të bekuar, ta kujtojmë më me forcë mësimet e mençura të profetit Muhamed, se arma më e mirë është durimi dhe besimi.

 

Këtu jam me myftiun para një vendi të shenjtë, nuk dua të flas për çështje të tjera megjithëse çështja e Teatrit çështje kombëtare, faleminderit”, tha Meta.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT