13.5 C
Tirana

Video/ Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur djali me kapuç i vë flakën Mercedesit të pedagogut

VENDI

Kamerat e sigurisë së ambienteve aty pranë kanë filmuar momentin, kur një djalë me kapuç afrohet pranë Mercedesit dhe pasi hedh mbi të një shishe me benzinë i vë flakën.
Mbrëmjen e djeshme pas mensante në qytetin e Elbasanit është djegur një automjet në pronësi të Arben Haxhihysenit, pedagog në Universitetin e këtij qyteti.
Ngjarja sipas bluve të qytetit rajonal ndodhi rreth orës 00:30 në lagjen “Qemal Stafa”, ndërkohë që mjeti tip ‘Benz’ i parkuar në rrugicën pranë banesës së pedagogut është djegur pjesërisht.
Haxhiymeri është njëkohesisht edhe bashkëshorti i Dekanes së Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa mësohet se kjo është makina e dytë qe i digjet në pak muaj, për arsye ende të panjohura.
Njoftimi policisë
Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT