22.5 C
Tirana

VIDEO-“Ermali s’më mori…”/Kejvina Kthella zbulon arsyen e vërtetë të largimit në SHBA

VENDI

Prej muajsh, modelja seksi shqiptare Kejvina Kthella po qëndron në SHBA nga ku dhe nuk është ndalur së publikuari foto e video shumë seksi.

Duke parë fotot në rrjetet sociale, u mendua se Kejvina kishte shkuar në SHBA për të vijuar karrierën e saj si modele por në fakt ka një arsye tjetër largimi i saj.

Gjatë një interviste me Skerdi Farian live në Instagram, ajo ka treguar se është pjesë e një kursi aktrimi pasi dëshiron që në të ardhmen të përfshihet dhe në industrinë e kinematografisë.

“Në fakt erdha këtu se po bëja një kurs aktrimi dhe pastaj ngela këtej. Zgjat tetë javë dhe është intensiv. Çdo ditë nisim në orën 9 dhe mbarojmë në orën 6,”– është shprehur Kejvina Kthella në një intervistë të zhvilluar në Instagram, me doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria.

Më pas duke folur për rolet në filmat e Ermal Mamaqit, ndërsa Kejvina Kthella nuk ka nguruar të shprehë: “Mua Ermali s’më mori tek filmi, prandaj erdha këtu, të bëhem aktore profesioniste…”

Për më tepër shihni videon e mëposhtme.

- Advertisement -

TE FUNDIT