VIDEO/ Deputeti u shkon me Benz, qytetarët e fyejnë dhe e pëzejnë nga qëndresa për teatrin: Ik shporru, sharlatan

Disa qytetarë që vijojnë qëndresën e tyre përpara Teatrin Kombëtar për mbrojtjen e godinës, kanë përzënë deputetin e opozitës së re Kujtim Gjuzi.

‘Shporru, ik qërohu, sharlatan, ik… na vjen me benz këtu’, – këto ishin disa nga thirrjet në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj deputetit Gjuzi.

Rreth orës 03:20, Gjuzi ka mbërritur tek Teatri me një automjet tip Mercedez.

I veshur me kostum, deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij.