13.5 C
Tirana

VIDEO / Deklarata epike e nënës nga Burreli: Prenotova një dhomë treshe, do fle sa në një krevat në tjetrin

VENDI

Po bën xhiron e rrjetit deklarata e një nëne nga Burreli e cila për herë të parë kishte shkuar në Itali e për fat të keq qëlloi në periudhën e pandemisë. Në një intervistë për “Report TV”, ajo shprehet se nuk do të kthehet më kurrë atje dhe do të vetëkarantinohet në hotel.

Nëna nga Burreli shprehet se ka prenotuar një dhomë treshe, por nuk do të lejojë që të flejë me askënd teksa nuk ka ngurruar edhe të bëjë batutë

“Erdhëm shëndoshë, kam shkruar me 29 shkurt dhe u ktheva sot. Preva biletë me 14, por u djeg, preu goca një biletë tjetër, shkova atje s’kisha shkuar ndonjëherë, nuk shkoj më. Jam fry, të rrish atje mbyll. Jam nga Burreli! Në aeroplan, nga 3 ishim në avion. Ishim ngjitur aq fortë, nga 3 veta në sedilje. Kam prerë një biletë treshe, nuk fle me njëri, një natë do fle në një krevat, në një krevat tjetër”, tha nëna.

- Advertisement -

TE FUNDIT