13.5 C
Tirana

Vetëm Bleona Qerreti i bën derman Ilir Metës!

VENDI

Nga Bledi Mane-Public Enemy

 

Luan Rama, ish ministri i kulturës zbriti prej zyrës së tij nga ana jugore e ish godinës së Komitetit Qëndror, hapi çadrën e zezë, e uli afër kokës dhe u nis më këmbë drejt Piramidës.

 

Shiu i tetorit binte rrëmbyeshëm dhe ia lagtte këpucët e zeza me majë numër 37 të firmës kineze Huan-Cin-Co por gjithësesi ato dy emocione që përjetonte së brendshmi, porsi kalorifer ia ngrohnin edhe këmbët, edhe çorapet e bardha.

 

Emocioni i parë ishte këngëtarja e turbo folkut Bleona Qerreti që e priste poshtë një peme mes Piramidës dhe Kryministrisë, ndërsa emocioni i dytë ishte premtimi që i kishte bërë shefit të tij Ilir Meta.

 

Luan Rama po tregohej korrekt, Bleonën po ia çonte në zyrë kryeministrit të tij sipas porosisë.

 

Burokracitë për të hyrë nga pjesa e mbrapme e godinës së qeverisë ishin thjeshtuar atë ditë. Gardistët skraparllinj kishin porosi të prerë jo vetëm të hapnin dyert por edhe tu qeshnin mysafirëve. I vetmi incident ndodhi me sekretaren e kryeministrit Meta, Mesila Doda një histerike permanent që gënjeu Bleonën se gjasme shefi i saj ishte në një takim tjetër por padurimi Ilir Metës nxorri bllof edhe Mesilën dhe bashkë me Mesilën i dha urdhër edhe Luan Ramës të mos prisnin në paradhomë por te dy të uleshin poshtë te kafja.

 

-Më pëlqejnë këto perdet me xixa që ke në zyrë, madje edhe ajo piktura me mollët në pjatancë është interesante,-foli e para Bleona Qerreti por Ilir Meta mbylli derën nga brenda dhe iu lëshua si i tërbuar. Bleona si profesioniste filloi nga lajkat dhe refuzimet por Ilir Meta e kishte bërë gati Vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

Dokumenti qëndronte mbi skrivani dhe aty dallohej qartë edhe emri i babait të këngëtates, Nazmi Qerretit, një punonjësi policie që po përfitonte apartament banimi me një kredi lehtësuese nga qeveria. Shkresa ende nuk e kishte firmën e kryeministrit Meta si karem për premtimin e këngëtares. Asnjë prej të dyve në atë zyrë nuk kishte besim te njëri-tjetri ndaj askush nuk merrte guximin i pari:

 

-Firmoseeee të lutem, mjaulliste si kotele Bleona.

-Hiqi moj hiqi se më tërbove, hungërinte si pitbull Meta.

 

Pitbulli shkoi te skrivania, uli pantallonat, në dorën e djathte mori stilografin dhe joshte kotelen ti afrohej.
Kotelja në këto raste kthehej në mace dhe iu vërsul gjahut pa pyetur për peshë, madhësi, trashësi…

 

Ilir Meta u prish shpejt dhe me brekë nëpër këmbë firmosi Vendimim.
Jashtë zyrës një shi i rrëmbyeshëm ngjeu me ngjyrë gri Tiranën. Ishte fillim vjeshte i vitit të largët 2001!

 

2./
E ndoqa sot konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të presidentit Ilir Meta. Nervozizëm, ironi e sforcuar, kërcënime të tërthorta, egocentrizëm i pavlerë, sharlatanizëm juridik. E ndoqa dhe mu dhimbs. Brengë kokë e këmbë, heremitizëm i kamufluar.

 

Mu dhimbs se e përjetova edhe unë vetminë e tij. Larg nga shtëpia, partia, qeveria, partnerët ndërkombëtarë. Fliste për viktima por i lexohej frikë, u bënte karshillëk partnerëve evropianë e amerikanë por tingëllonte grotesk.

 

Oh sa mu dhimbs Ilir Meta sot, i braktisur nga të gjithë mes një tajfuni që kujton se ai e shkaktoi dhe te ai do drejtohemi për të riparuar dëmet.

 

Duhet ta kuptoni e ta ndihmoni. Nuk ka sgjë as me zgjedhjet lokale, as me klimën e ndezur politike.Ta kuptoni që sëbrendshmi është i boshatisur pa kujdes e pa dashuri, madje nervoz deri në ekstrem se nuk e prek e nuk e përkëdhel askush. E imagjinoni dot, tani është president republike dhe nuk e do askush, po kur të hetohet për krimet dhe dallaveret e 27 viteve në politikë as gazetarët nuk do i shkojnë për intervista.

 

Ndaj silljani nga Amerika Bleona Qerretin, silljani ta bëjë të lumtur për herë të fundit.
Nuk e dimë tani se sa e ka pazarin Bleona por mesa di unë, lekët nuk i ka Luan Rama, Petrit Vasili i mban paratë se është ortodoks nikoqir!

- Advertisement -

TE FUNDIT