9.5 C
Tirana

Vërtetohet shkencërisht se mund të mbeteni shtatzënë për herë të dytë, gjatë kohës që jeni në pritje të ëmbël

VENDI

Vërtetohet shkencërisht se mund të mbeteni shtatzënë për herë të dytë, gjatë kohës që jeni në pritje të ëmbël

Sa e pabesueshme mund të jetë që një grua mund të ngelet shtatzënë ndërsa është tashmë në pritje të ëmbël. Kjo tingëllon si një fenomen i mbinatyrshëm nga një film me fantazi, por është e vërtetë – një grua mund të krijojë përsëri pasi të jetë tashmë shtatzënë.

 

Bright Side u interesua për këtë temë dhe e studioi me kujdes për t’ju paraqitur përfundimisht rezultatet e mëposhtme:

 

Kjo gjendje e rrallë quhet “superfekondim”, që nënkupton konceptimin e një fetusi të dytë, ndërsa është shtatzënë me një tjetër. Si rezultat, një nënë e lumtur sjell në jetë 2 binjakë me mosha të ndryshme dhe nganjëherë edhe 2 data të ndryshme të lindjes.

 

Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve në mitër, sepse hormonet i dërgojnë një sinjal trupit për t’u “përgatitur” për rritjen e një fëmije. Megjithatë, kur ndodh superfekondimi, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër, e cila gjithashtu mund të fekondohet.

 

Ka 10 raste të njohura zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi me një grua të quajtur Kate Hill , ajo ngeli shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve. Ajo lindi dy vajza të vogla – Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikuar si binjakë, megjithatë, diferenca kohore mes konceptimit të tyre ishte 10 ditë. Megjithëse ata lindën në të njëjtën ditë, peshat e tyre dhe llojet e gjakut ishin të ndryshme.

 

Superfekondimi mund të ndodhë edhe midis kafshëve si macet kangurët, lepujt dhe delet. Ishte Aristoteli i cili e vuri re këtë fenomen tek lepujt.

- Advertisement -

TE FUNDIT