10.5 C
Tirana

Veprimet që ju bëjnë të dukeni keq në sytë e të tjerëve.

VENDI

Janë veprime që në shumicën e rasteve bëhen instinktivisht dhe pa e kuptuar, por efekti është i njëjtë, ndaj kursejini.

Kontrollimi i telefonit gjatë bisedës. Nëse ju duhet patjetër ta bëni, më mirë kërkoni leje.

Të flasësh pa pushim. Duket se jeni në avantazh, por në fakt jo. Kështu do të lini përshtypje të keqe.

Të mos i shikoni njerëzit në sy. Është mungesë respekti. Por kujdes, pasi edhe nëse e shikoni personin pa ia hequr sytë mund ta nervozoni atë.

Pauzat e gjata gjatë bashkëbisedimit. Mundohuni të flisni me fjali sa më të shkurtra dhe që të kenë një mesazh sa më të qartë.

Kujdes me gjuhën e trupit. Zakonisht është në gjendje të zbulojë shumë nga nervozizmi juaj.

Harroni emrin e personit që keni përballë. Në këtë rast, një gjë e tillë merret si fyerje.

- Advertisement -

TE FUNDIT