7.5 C
Tirana

Vendosi t’i kërkojë divorcin bashkëshortes pasi pa me kujdes këtë foto, çfarë fshihej në të?

VENDI

Në ditët tona, telefonat smartphone janë një bela e madhe, sepse nëpërmjet tyre mund të japësh dhe marrësh shumë informacion. WhatsApp, Snapchat apo çdo aplikacion tjetër mund të të nxjerrë zbuluar. Diçka e tillë i ndodhi një çifti nga Portugalia.

Një ditë, ndërsa një grua i dërgoi këtë foto bashkëshortit të saj, nuk vuri re që kishte bërë një gabim të madh që i kushtoi shumë shtrenjtë, pasojë e të cilit ishte një vendim i pakthyeshëm. Bashkëshorti i kërkoi divorcin.

Iris nuk e shikonte shpesh bashkëshortin e saj, Tomas. Duke qenë agjent sigurimi, ai ishte gjithmonë i zënë dhe larg shtëpisë, sepse udhëtonte shumë rreth e rrotull botës.

Tomas kishte punuar shumë dhe kishte fituar para për disa vite. Për të treguar dashurinë e tij për Irisin, e cila e kishte mbështetur gjithmonë në punën e tij, edhe pse ai ishte shpesh larg shtëpisë, vendosi t’i bënte një surprizë.

Çifti kishin të martuar prej më shumë se 2-vjetësh dhe takoheshin vetëm fundjavave. Të dy e dinin se këto nuk ishin rrethanat ideale, por kjo ishte e përkohshme. Në fakt, sa herë që takoheshin në fundjavë, kjo ishte përplasja e tyre më e madhe – si do ta zgjidhnin këtë mënyrë të jetuari që nuk mund të zgjaste për shumë kohë?

Një natë, Tomas, i ulur vetëm në dhomën e tij të hotelit, mori një vendim përfundimtar: kjo situatë nuk mund të vazhdonte më. Prandaj, vendosi të japë dorëheqjen në fund të muajit. Në këtë mënyrë, ai mund të ishte me Irisin shumë më shpesh.

Tomas nuk mendoi se do të ishte problem për të gjetja e një pune më afër shtëpisë, veçanërisht me përvojën e gjatë që kishte fituar në vite. Do të kërkonte një punë me orar dhe ditë pune “normale”.

Me paratë që kishte fituar gjatë viteve, mund të blinte edhe një shtëpi të bukur dhe të shihte të ardhmen pranë bashkëshortes.

Ishte entuziast për këtë vendim që kishte marrë, por kishte vendosur që të mos ia tregonte menjëherë planin e tij Irisit, sepse po afronte fundjava, kështu që do ta shihte Irisin shumë shpejt.

Ishte e enjte pasdite. Dita e punës kishte mbaruar për të dy. Megjithatë, Tomas ishte në Paris, larg Irisit. Për fat të mirë, të dy mund të dërgonin mesazhe të ndryshme përmes WhatsApp-it.

Gjatë bisedës, i thanë njëri-tjetrit se çfarë do të bënin atë mbrëmje. Dukej të ishte një bisedë normale … derisa Iris i dërgoi bashkëshortit këtë fotografi. Megjithëse duket një fotografi e zakonshme e gruas së tij, e ulur në shtrat, Tomas vuri re diçka që e shtyu ta vëzhgonte më me vëmendje. Pasi e afroi edhe më shumë imazhin, shpërtheu në lot.

Shumë njerëz, që e shikojnë këtë foto, nuk do të vërejnë fillimisht ndonjë gjë të dyshimtë: një grua që shikon kamerën me një vështrim të qartë në fytyrë, e ulur në shtratin e saj. Pranë saj një kitarë dhe pas saj, drita e diellit shkëlqen përmes dritares.

Por nëse shikoni pak më afër, do të kuptoni se diçka nuk duket të jetë e drejtë …

Nën shtrat, ju mund të shihni qartë një dorë mashkulli…

Kaq mjaftoi për të kuptuar se Iris kishte jetuar një jetë të dyfishtë dhe kishte një dashnor të fshehtë. Tomas u hidhërua shumë nga tradhtia dhe gënjeshtra dhe vendosi menjëherë të kërkonte divorcin. Ky vendim do të ishte një pikë kthese në jetën e tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT