12.5 C
Tirana

Vendimi i Presidentit Meta, jehonë në mediat ndërkombëtare

VENDI

Vendimi i presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale, ka patur jehonë të gjërë në mediat ndërkombëtare.

“Associated Press” shkruan se Meta e motivoi këtë vendim me nevojën për të zvogëluar tensionet politike në vend. Mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike sipas agjencise, u mblodhën për një protestë anti qeveritare të shtunën.

Pas perëndimit të diellit, gazi lotsjellës dhe flakët mjegulluan rrugët e tiranës, thuhet në artikull.

Vendimi i presidentit u pasqyrua edhe në media të tjera të mëdha, si “Uashington Post”, New York post, Francë 24, BBC, Fox News, ABC News, etj.

Ato shkruajnë se opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion, duke kerkuar nje qeveri tranzitore dhe zgjedhje te parakohshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT