Vëmendje, gabimet që nuk duhet të bëni në një lidhje

Në një marrëdhënie periudha më e mirë për të zbuluar detaje në lidhje me veten është periudha e lidhjes, e cila na ndihmon jo vetëm për të njohur partnerin por edhe veten në përgjithësi.

 

Të gjithë duhet të dimë se nëse jemi të përfshirë në një lidhje përkushtimi duhet të jetë maksimal për të kuptuar atë çfarë ju dëshironi dhe atë që ju ofron partneri.

 

Në këto ditë të vështira ne jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë. Gabimet janë të falshme, prandaj këtu i gjeni disa gabime që duhet t’i shmangni kur jeni në një lidhje serioze.

 

Më poshtë do të lexoni disa detaje që gjithkush që gjendet në një lidhje të ketë parasysh

Të fajësojmë

Të fajesojmë partnerin/partneren është diçka e zakonshme në një lidhje. Fajësimi vjen nga frika. Frika nga kush? Nga paraqitja e të qenit të dobët. Nëse nuk e bëni shprehi të fajësoni njëri tjetrin do e shihni se sat ë sigurt dhe të lirë jeni në lidhjen tuaj.

 

Mohimi

Ta mohoni që nuk keni problem në lidhjen tuaj, është sikur të I lini detyrat e shtëpisë për në fund të vitit. Ju e fshehni atë, sepse e dini që do ju dhemb dhe do jetë stresuese. Lidhjet janë punë e vështirë, dashuria është një vendim dhe përkushtim që e bëni jo vetëm ndaj partnerit/partneres, por edhe ndaj vetës tuaj.

 

Të mbani inat

Inati vjen në shumë forma.d Të mbani inat nënkupton që ju nuk jeni në gjendje të vazhdoni përpara dhe të shijoni gjërat e së ardhmes. Kjo është një shprehi shumë e keqe, që ju bënë dëm në lidhje.